Më 26 tetor, Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudei.
Trajneri Edi Reja ka publikuar listën prej 24 lojtarëve ku shihet një skuadër e përbërë kryesisht me lojtarë të rinjë, përcjellë TV Malisheva.
Pjesa më e madhe e lojtarëve që janë grumbulluar vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e mombëtares.
Përfaqësuesja kuq e zi do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.