Mbrëmë u raportua për një përleshje në të cilën janë përfshirë dy kushërinj nga fshati Bellanicë i Malishevës. Dy të dyshuarit që u rrahën mes vete për pronë, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Elmi Kafexholli 76-vjeçar dhe Elver Kafexholli 57-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dje, ku pas telasheve të vazhdueshme me konteste pronësore, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Kushërinjtë Kafexholli janë arrestuar në vendngjarje dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/TV Malisheva

Share.