Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për masa të reja kundër Iranit për shkak të dërgimit të tij të dronëve në Rusi, njoftoi Republika Çeke si kryesuese e BE-së.
“Vendet e BE-së kanë vendosur të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për dërgesat me dron dhe ka një gatishmëri për të shtrirë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane, të cilat tashmë ishin në listën e mëparshme të sanksioneve”, u njoftua në Twitter.
Javën e kaluar, Këshilli i BE-së në nivelin e ministrave të jashtëm shtoi 11 individë dhe katër subjekte nga Irani në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese.
Kjo lidhet me rolin e tyre në reagimin e dhunshëm ndaj demonstratave të fundit në Iran për vdekjen e Mahsa Amini.
Bëhet fjalë për ata që, siç njofton BE-ja, janë përgjegjës për vdekjen e Mahsa Amini, përkatësisht Policia e Moralit iranian dhe dy përfaqësues të tyre. Mohammad Rostami dhe Hajahmad Mirzaei.
BE gjithashtu vuri në dukje ministrin iranian të teknologjive të informacionit dhe komunikimit, Isa Zarepour, dhe përgjegjësinë e tij për mbylljen e internetit./TV Malisheva