Me dy sfidat e së enjtes, Ballkani-Trepça ’89 dhe Drenica-Gjilani, është kompletuar edhe xhiro e 12 në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi mori tre pikë të reja duke e mposhtur skuadrën mitrovicase me rezultat 2-0 dhe me po të njëjtin rezultat edhe Drenica e mposhti Gjilanin.
Me këtë fitore, Ballkani i është ofruar në vetëm dy pikë liderit aktual Dritës, duke rritur kështu në maksimum presion ndaj skuadrës nga Gjilani.
Për më tepër, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, gjë që i jep një qetësi më të madhe në këtë drejtim, raporton TV Malisheva.
Kështu qëndron renditja tabelare pas javës së 12-të:
Drita 27
Ballkani 25
Prishtina 18
Gjilani 18
Drenica 16
Llapi 13
Malisheva 11
Trepça ’89 10
Dukagjini 8
Ferizaj 8