Të paktën 11,008 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.
Johns Hopkins po raporton për 368,449 raste të infektuara në SHBA.
Vendi më i prekur nga COVID-19 në vend vazhdon të jetë Nju Jorku. Numri i të vdekurve është aq i lartë, sa që janë mbingarkuar edhe morgjet në qytet.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten për javët më kritike të rasteve me virusin pandemik./ Tv Malisheva