Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 786 vdekje në ditën e fundit.

Numri total i vdekjeve ka shkuar në 6159, ndërsa të infektuar janë 55242.

Ditën e djeshme u shënuan 439, ndërsa sot ky numër pothuajse u dyfishua.

Lajmi i mirë ka ardhur nga kryeministri Boris Johnson, i cili ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar teksa sipas raporteve të fundit ai nuk ka asnjë rrezik serioz për jetën./ Tv Malisheva

Share.