Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka përditësuar sot me detaje të reja sa i përket spekulimeve që po e lidhin Armano Brojën me një kalim të mundshëm te Milani.

Luis Bell, ndërmjetësuesi i vetëm i Brojës, është takuar së fundmi me krerët e Milanit për të diskutuar për talentë të rinj në agjencinë e tij, raporton TV Malisheva.

Milani e vlerëson shumë lartë yllin shqiptar për një kohë të gjatë, por Broja ka nënshkruar një kontratë të re gjashtë vjeçare në muajin e kaluar me Chelsean.

Armando Broja tani është 100% i fokusuar vetëm te Chelsea.

/TV Malisheva

Share.