Ka përfunduar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U17 dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e femrave, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian Euro 2023.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga futbollistet e Maqedonisë së Veriut, raporton TV Malisheva.

Fillimisht, rezultatin e para e zhbllokoi Elona Paci, e cila kaloi Kosovën në epërsi prej 1:0 në minutën e 7′ të ndeshjes.

Ndërkaq, maqedonaset barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 35′ të ndeshjes me golin e Emili Mitkovskas.

Mitkovska shënoi edhe golin e dytë për Maqedoninë e Veriut në minutën e 45+1′, gol ky i cili e vulosi fitoren e kombëtares së saj me shifrat 2:1.

Me pikët e reja, Maqedonia e Veriut ngjitet në vendin e parë në Grupin 2 me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas Kosovës U17 që renditet në vendin e dytë me tre pikë të tubuara.

/TV Malisheva

Share.