Një shifër prej 500 mijë eurosh është gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.
Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.
Paratë e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
/TV Malisheva