Ka përfunduar ndeshja tejet interesante që po zhvillohej në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Ferizaj, ku tre pikët e plota i takojnë skuadrës nga Gjilani.

Pas 90; minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit, Drita e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Ferizaj, raporton TV Malisheva.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia, i cili ia siguroi Dritës fitoren sot me golin e tij në minutën e 90+2′ shtesë.

Me pikët e reja, Drita përforcon kreun e tabelës duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve, krahas Ferizaj që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Dritës.

/TV Malisheva

Share.