Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Brightonit, ku nikoqirët gjenden në epërsi prej dy golave.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, City po avancon me rezultat 2:0 kundër Brightonit, raporton TV Malisheva.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi bomberi norvegjez, Erling Haaland, i cili dërgon Cityn në epërsi prej 1:0 në minutën e 22′.

Haaland nuk u ndal me kaq, ku e gjeti edhe golin e dytë personal, dhe të dytin për Cityn në minutԯn e 43′ të ndeshjes.

Pjesa e parë, 2:0 në favor të Cityt.

Golat mund t’i gjeni më poshtë.

Haaland 1:0

Haaland 2:0

Share.