Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet super derbi mes Prishtinës dhe skuadrës së Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13 të Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Prishtina e mposhti Dritën me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Llapi barazoi 3:3 me Trepçën ’89, raporton TV Malisheva.
Momentalisht, Prishtina zë vendin e tretë në tabelë me 18 pikë të arkëtuara, pesë sosh më shumë se Llapi që zë vendin e gjashtë në kuotën e 13 pikëve.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe Prishtina regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina tanimë kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Prishtina: Nika; Belica, Bytyqi, Useini, Mici, Krasniqi, Gashi, Pefqeli, Uka, Shefiti, Kryeziu
Llapi: Avdyli; Emini, Krasniqi, Augusto, Selimi, Shabani, Neto, Riviera, Progni, Alidema, Fazliu.
/TV Malisheva