Një 8-vjeçar nga fshati Romajë i Hasit ka humbur jetën dje pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili po ashtu ka qartësuar se fëmijët ishin familjarë.
“Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka Bytyqi.
/TV Malisheva