Kryeministri Albin Kurti, teksa foli për qeverisjen e tij para anëtarëve të LVV-së, i kushtoi rëndësi edhe momenteve jo fort të mira që partia e udhëhequr nga ai i ka përjetuar kohëve të fundit.

Një prej pakënaqësive sipas Kurtit ishte edhe performanca jo e mirë e LVV-së në zgjedhjet lokale, ku ky subjekt politik i fitoi vetëm katër komuna në tërë vendin.

“Natyrisht, ka pasur edhe momente jo fort të mira, siç ka qenë psh. performanca në zgjedhjet lokale sa i përket komunave që udhëheqim, meqenëse ne i fituam për kryetarë vetëm katër sosh. Gjilanin me Alban Hysenin, Besianën (Podujevën) me Shpejtim Bulliqin, Shtimen me Qemajl Aliun dhe Kamenicën me Kadri Rrahimajn”, tha ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.

 

Por, i pari i Vetëvendosjes theksoi se për këto ne kanë diskutuar gjatë në mbledhjet e KP, në mbledhjet me qendrat e Lëvizjes dhe në kryesi të LVV-së dukebërë vetëkritikë e kritikë.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë punuar drejt zgjidhjes së problemeve.

“Pikërisht duke patur ndërmend forcimin e organizatës dhe rritjen e pjesëmarrjes”, theksoi ai./TV Malisheva

https://www.malisheva.tv/kurti-flet-per-uckne-i-quan-te-pabaza-akuzat-ndaj-ish-krereve-ne-hage/

Share.