Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, ajo ka thënë se djali i saj kishte shenja dhune.
Ajo tha se kur e parë djalin, ishte një tmerr, pasi ishte i dhunuar. Gjatë intervistës, Fatmira Mustafa tha se me atë çfarë ka parë beson se Learin e kanë dhunuar, pasi kishte marrë goditje të tmerrshme./TV Malisheva
Pjesë nga intervista
Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.
Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht.
Kujtojmë se 32-vjeçari Lear Kurti, humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia.
Gjithashtu të rinj kanë mbajtur homazhe dhe protesta më herët, ndërsa kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut.
Ndër të tjera edhe këtë të dielë është paralajmëruar protestë para Ministrisë së Brendshme në orën 18:00, nga kreu i PD Sali Berisha.