Ballkani ka dalë me vetëm një pikë nga ballafaqimi me skuadrën e Dukagjinit në Klinë, me barazim 1-1.

Albion Rrahmani i dha epërsinë skuadrës së Ilir Dajës, por fitoren atyre ua mohoi goli i realizuar nga mesfushori i Dukagjinit Altin Merlaku, raporton TV Malisheva.

Me barazim pa gola ka përfunduar ndeshje tjetër e Superligës së Kosovës, ajo ndërmjet Drenicës dhe Malishevës.

Me barazim gjithashtu, por me gola (1-1) ka përfunduar edhe sfida në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Share.