Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 15.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.467 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.806 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.269 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,806 persona.
/TV Malisheva