Deri më tani mendohej se stërvitja ndikon pozitivisht në shëndet dhe jetëgjatësi, por hulumtimi i fundit ka treguar se çfarë është shumë më e rëndësishme se kaq.

Një studim i doktor Vael Jaber tregoi se një mënyrë jetese sedentare i prek njerëzit më keq se pirja e duhanit, diabeti apo sëmundjet e zemrës.

“Përshtatshmëria e dobët fizike, domethënë rezultatet e dobëta në rutine ose testet e lidhura me stërvitjen, mbartin një prognozë më të keqe për vdekjen sesa hipertensioni, diabeti ose pirja e duhanit”, tha Jaber për CNN.

“Ajo gjendje mund të shihet si një sëmundje që ka kurimin e vet – ushtrimet”, thotë Jaber. Hulumtimi u krye në 122.007 pacientë që kryen teste rutine nga janari 1991 deri në dhjetor 2014.

“Sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti janë sëmundjet më të kushtueshme në SHBA. Ne shpenzojmë më shumë se 200 milionë dollarë në vit për trajtimin e këtyre sëmundjeve dhe pasojat e tyre. Në vend që të paguajmë shuma të tilla, duhet t’i inkurajojmë qytetarët të ushtrojnë”, thotë ai dhe shton se një tjetër rezultat i rëndësishëm i hulumtimit është lidhja mes fitnesit dhe jetëgjatësisë.

Edhe pse ekspertët kanë frikë prej kohësh se ata që ushtrojnë shumë kanë një rrezik më të lartë të vdekjes, rezulton se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk ka asnjë nivel ushtrimesh që ju vë në rrezik më të madh të vdekjes. Edhe ata që ushtrojnë shumë kanë një shkallë më të ulët të vdekshmërisë”, u përfundua.

Ushtrimet kanë treguar përfitime në të gjitha grupet e gjeneratave, si dhe te femrat dhe meshkujt.

/TV Malisheva

Share.