Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv i Kosovës, Arbon Flugaj, ka shkruar për lojtarin më të shpejtë të Superligës së Kosovës, shkruan TV Malisheva.
Flugaj përmes postimit të tij në facebook, ka shkruar se lojtari i FC Malishevës, Bleart Tolaj ka arritur një shpejtësi rekorde deri më tani në ndeshjet e Superligës, me një shpejtësi maksimale në sprint prej 34.9 km/h.
Tolaj këtë shpejtësi e arriti javën që e lamë pas në ndeshjen kundër Ferizajt, i cili përveç që ka arritur shpejtësi rekorde ai kontribuoi me gol dhe asistim.
”Ai ka kaluar rekordin që mbahej deri para këtij sezoni nga Valmir Veliu me 34.1 km/h”.
Postimi i plotë i Flugaj

Share.