Wuhan, epiqendra e sëmundjes Covid-19 që tashmë është shpërndarë në të gjithë botën, po i rikthehet jetës normale, kjo pasi transporti ajror, rrugor e hekurudhor prej sot ka rinisur.
Qindra pasagjerë po largohen nga Wuhan i Kinës me tren, raportoi AFP.
Madje, në stacionin e trenit, pasagjerët pritën deri në mesnatë me kohën lokale për t’u larguar.
Ky ishte momenti kur qeveria kineze hoqi bllokadën e plotë të Wuhan, qyteti i 11 milionë banorëve ku filloi pandemia e virusit Covid-19.
Heqja e bllokadës së plotë të qytetit, nga i cili askush nuk mund të largohej që prej 23 janarit, është një shenjë që Kina është në fund të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Luo Ping, zyrtar në Institutin Epidemiologjik, tha se ky është një fillim i ri për Wuhanin në të gjitha aspektet e jetës./ Tv Malisheva