Jurgen Klopp ka bërë disa transferime të shkëlqyera prej se e ka marrë drejtimin e Liverpoolit, ndërsa në disa raste edhe është akuzuar se po i shpenzon gabimisht paratë e klubit.
Sadio Mane u konsiderua si rrezik kur u transferua nga Southamptoni për 30 milionë funte (34 milionë euro), mirëpo sot kushton katër apo pesëfish më shumë.
Mohamed Salah, një lojtar i dështuar te Chelsea që e riktheu reputacionin te Roma, u ble për një shumë afro 50 milionë euro (duke i përfshirë edhe bonuset), ndërsa çmimi i tij është rritur vazhdimisht.
Virgil van Dijk kushtoi 75 milionë funte (85 milionë euro), por holandezi ka pasur një efekt transformues në mbrojtjen e Redsave.
Pastaj janë edhe Andy Robertson e Gini Wijnaldum, por asnjëri prej lojtarëve të përmendur nuk është në mendjen e Kloppit kur është pyetur se cili është lojtari më i mirë që e ka angazhuar te Liverpooli.
Është fjala për produktin e Akademisë së klubit Trent Alexander-Arnold, i cili është vetëm 21 vjeçar dhe është njëri nga më të mirët në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
“Është Trent. Nuk u desh ta blinim, por Pep Lijnders, asistenti im, e solli dhe tha: ‘A ka luajtur në pozitën e numrit 6 për mia. Ka luajtur mbrojtës krahu, ka luajtur në anën e djathtë, në anën e majtë’”.
“Pastaj erdhi dhe ishte vetëm një problem: Trent nuk ishte i përgatitur fizikisht. Por, ishte fëmijë dhe nuk ishte në gjendje të duhur fizike, por ne e vërejtëm menjëherë”, ka deklaruar Klopp për Pure Football Podcast./ Tv Malisheva