Ekipi i WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve që shpesh bëhen forward.
Pandemia e COVID-19 ka krijuar më shumë dezinformata midis përdoruesve, dhe WhatsApp tani ka njoftuar se po prezanton kufij rreth funkionit të forward për mesazhe që përcillen dhe shpërndahen më së shumti nga përdoruesit.
“Tani ne po prezantojmë një kufizim, në mënyrë që këto mesazhe të mund të përcillen vetëm në një bisedë në të njëjtën kohë,” shkroi Whatsapp në blogun e saj.
Lajmi vjen pothuajse dy vjet pasi WhatsApp fillimisht zbatoi kufizimet e para për përcjelljen e mesazheve. Atëherë, kompania në pronësi të Facebook-ut kufizoi mesazhet që përcilleshin në maksimum pesë kontakte me një herë./ Tv Malisheva