Kryetari i Shoqërisë Kulturore Artistike “Zëri i Llapushës”, Jakup Krasniqi ka ndarë mirënjohje për stafin e SHFMU “Naim Frashëri” të fshatit Banjë të Malishevës.
Këto mirënjohje u ndanë nga kryetari i SHKA “Zëri i Llapushës” për përfaqësimin që bëri shkolla në Festivalin “Jehona Shqiptare”, e cila u mbajtë në Tiranë, raporton TV Malisheva.
Postimi i plotë:
🎥Gjatë ditës së sotme, z. Jakup Krasniqi, kryetari i SHKA “Zëri i Llapushës” ndau Certifikatë Mirënjohje për SHFMU “Naim Frashëri”, për drejtorin e shkollës dhe për mësimdhënëset që u përkujdesën për nxënësit e shkollës sonë gjatë përfaqësimit të shkollës në Festivalin “Jehona Shqiptare” e cila u mbajtë në Tiranë🇦🇱
🙋♂️Për këtë, shkolla falenderoj z. Krasniqi, dhe në shenjë respekti dhuroi vepër për mbështetje e bashkëpunimin e treguar!