Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për zgjedhjet në veri pas takimi me partitë politike, raporton GazetaBlic.

Osmani ka konfirmuar se zgjedhjet në veri do të mbahen më 18 dhjetor, teksa thotë se partitë politike biseduan për përgatitjet që duhet t’i bëj KQZ-ja.

Osmani ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtar, pjesëmarrje sa më të madhe të tyre në këto zgjedhje.

“Është obligim kushtetues dhe ligjor që të bëj shpalljen e zgjedhjeve, në ndërkohë përveç këtij detyrimi, është edhe detyrimi për konsultim me partitë politike sa i përket datës.Data e fundit ku do të mund të mbaheshin zgjedhjet, është 18 dhjetor. Ne kemi biseduar me partitë politike që ishin pjesëmarrëse në këtë diskutim, për përgatitjet që duhet t’i bëj KQZ-ja.Unë do t’ju drejtojë një kërkesë partnerëve tanë ndërkombëtarë, për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe të ndërkombëtarëve në këtë proces zgjedhor”, tha Osmani në konferencë për medie./TV Malisheva

Share.