Kompania Facebook të martën lansoi një aplikacion të ri social i dedikuar për çifte i quajtur “Tuned” që u mundëson çifteve të komunikojnë, të shpërndajnë foto, muzikë dhe të kenë një hapësirë të kujtimeve të përbashkëta mes tyre.

Aplikacioni aktualisht është në dispozicion vetëm në App Store të Apples në SHBA dhe në Kanada, sipas “Sensor Tower”, raporton Reuters.

Ekipi i “Eksperimentimit të Produkteve të Reja” (NPE) i Facebookut, që krijoi “Tuned”, e përshkruan aplikacionin si një “hapësirë private ku ju dhe pjesa tjetër e juaj mund të jini vetja”.

NPE u krijua vitin e kaluar me fokus në lansimin e aplikacioneve eksperimentale të fokusuara në konsumator. Në shkurt, ekipi lansoi aplikacionin për foto dhe video, “Hobbi”.

Tuned aktualisht qëndron në vendin e 872 në SHBA dhe në të 550-in në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale, ka thënë “Sensor Tower”./ Tv Malisheva

Share.