Një rast i kontrabandimit me mallra u parandalua sot në Mitrovicë.

Policia informoi se arriti ta ndalojë automjetin, të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet u gjetën 1040 pako me gjëra ushqimore, me vlerë rreth 14 mijë euro.

“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.”, informoi Policia.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës, siç u potencua, do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave./TV Malisheva

Share.