Reshjet e shiut gjatë natës së djeshme dhe ditët së sotme kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve në qytetin e Malishevës.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalur në terren, pranë qytetarëve,
Ai në Facebook ka shprehur mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.
Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura.