Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se nuk do ta ftojë një lojtar tjetër pas lëndimit të Karim Benzemas në prag të Kupës së Botës.

Fituesi i Topit të Artë ishte në dyshim nëse do të paraqitje në ndeshjet e para pasi i mungoi Real Madridit kohëve të fundit, por një lëndim i ri i pësuar të shtunën në stërvitje e ka lpërjashtuar atë nga ky kompeticion.

Përkundër se Franca ka shumë emra të njohur nëpër klube evropiane që mund ta zëvendësonin Benzeman, Deschamp ka marrë vendimin befasues për të mos thirrur asnjë lojtar tjetër, përcjellë KosovaPress

“Është padyshim një goditje e madhe të humbasësh Karimin. Ai kishte bërë gjithçka për të qenë në dispozicion, po ashtu edhe ne. Ai ishte në një seancë dhe ndjeu dhimbje në këmbën tjetër”, shpjegoi Deschamps për “Telefoot”.

“Skanimet konfirmuan se fatkeqësisht është një sforcim shumë i madh në krahasim me orarin që na pret. A do të zëvendësohet ai? Jo.’

I pyetur pse, ai u përgjigj troç: ‘Sepse vendosa, thjeshtë’., theksoi ai.

Ndërkohë, Benzema tashmë është larguar nga Katari dhe ka fluturuar për në shtëpi në Madrid të dielën në mëngjes.

Share.