Pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e parë në Kinë që nga 26 maji të dielën.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, një 87-vjeçar nga Pekini ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit.

Ky ishte fataliteti i parë i regjistruar në vend nga virusi që nga 26 maji.

Në 24 orët e fundit, Kina kontinentale regjistroi 2.204 raste simptomatike dhe 22.011 raste asimptomatike.

Numri i rasteve u rrit për shkak të përhapjes së nënvarianteve shumë ngjitëse. Në pesë ditët e fundit, numri i rasteve ditore ka kaluar 20.000.

Pavarësisht se numri i rasteve është minimal në krahasim me popullsinë dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma, Kina vazhdon të zbatojë masa të ashpra të kontrollit të pandemisë.

Përveç ndërhyrjes në rrjedhën normale të jetës, politikat kanë ndezur edhe një debat për ndikimin e tyre ekonomik./AA

Share.