E ardhmja e Bashkimit Evropian është në rrezik nëse nuk ka përgjigje të përbashkët financiare në luftën kundër koronavirusit, paralajmëruan zyrtarët spanjollë sot, pasi ministrat evropianë të financave nuk arritën të dakordohen për një çështje të përbashkët të obligacioneve.

Zëdhënësja e Qeverisë spanjolle, Maris Jesus Montero tha se evropianët do të fillojnë të humbin besimin në BE nëse vendet anëtare nuk veprojnë së bashku në këtë krizë, të cilën ajo e krahasoi me Luftën e Dytë Botërore./ Tv Malisheva

Share.