Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi në 24 orët e kaluara është rritur për 87, në gjithsej 812, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Në të njëjtën kohë, numri i personave të infektuar nga koronavirusi u rrit me 4,117 në 38.226, transmeton Reuters.
Numri i personave të shëruar në Turqi është 1.846, dhe numri i testuar në 24 orët e kaluara është 24.900