Në Bullgari, gjithsej 7,424 njerëz u pranuan në regjistrin e papunësisë brenda një dite më 7 prill, prej të cilave 5.845 thanë që humbën punën për shkak të krizës me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Numri i përgjithshëm i personave të papunë të regjistruar në periudhën nga 13 marsi, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme në përgjigje të përhapjes së koronavirusit, deri më 7 prill është 61.644, transmeton agjencia bullgare e lajmeve BTA

Share.