Bylbyl Sokoli është shefi ri i shtabit teknik te FC Prishtina, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes është konfirmuar nga vetë presidenti i klubit kryeqytetas Remzi Ejupi, i cili ka vendosur që “Profa” të jetë zëvendësuesi i Mirel Josës në stolin e dhjetë herë kampionëve të vendit.

Në fakt për Sokolin kjo do të jetë hera e dytë që do ta udhëheq FC Prishtinën në karrierën e tij. Një gjë të tillë ai e kishte bërë në edicionin 2014/15.

Sokoli kishte drejtuar Prishtinën në 25 ndeshje zyrtare në atë edicion.

Ai kishte arritur të fitonte 11 ndeshje me ‘bardhekaltërit’, 9 tjera ti barazonte dhe kishte pësuar 5 humbje.

Share.