Moti gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa ka mundësi për reshje shiu e në vise malore edhe borë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të kalojë në vlera të dobëta mbrëmjen e së hënës dhe ditën e martë, me më shumë periudha qetësie, derisa ditën e mërkurë mbetet më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira.
28.11 – Kryesisht vranët. DItën aty këtu do ketë edhe intervale të shkurta me diell.
29.11 – Ngrica në mëngjes dhe mjegull në ultësira. Fillimisht do të ketë vransira, e ditën intervale me diell.
30.11 – Kryesisht vranët. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.
2.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të hershme të mëngjesit.
Temperaturat pas një rënie në fillim të javës, më pas rriten më afër vlerave mesatare. Minimalet pritet të zbresin edhe deri në -3C të martën, e në pjesën e dytë të javës rriten deri në 3C. Maksimalet nga 5C, rriten deri në 7C e 9C të martën e premtën.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-7m/s.