Sandro Tonali duket se do të largohet nga Brescia pas sezonit aktual dhe garës për shërbimet e tij i është shtuar edhe Milani, i cili dëshiron të rivalizojë Juventusin dhe Interin.
Edhe pse Brescia gjenden në vendet e fundit në tabelë, 19-vjeçari ka bërë përshtypje të mjaftueshme për të tërhequr interes nga klubet më të mëdha italiane.
Reprezentuesi italian ka kontribuar me pesë asistime dhe shënoi një herë deri më tani gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, duke fituar edhe ftesën në kombëtare nga Roberto Mancini vjeshtën e kaluar.
Ai aktualisht është i lidhur me një marrëveshje deri në qershor 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, por sipas Calciomercato.com, Presidenti Massimo Cellino dëshiron 50 milionë euro për mesfushorin e talentuar.
Juventus dhe Interi janë lidhur me djaloshin dhe Bianconerët thuhet se tani janë favorit, por ende nuk kanë mbyllur një marrëveshje për lojtarin.
Interi nuk kanë ndërmend të dorëzohet pa provuar, por mediumi pretendon se Milani po përgatitet të nisë një ofertë, duke i bërë marrëdhëniet më të ndërlikuara për dy skuadrat që janë aktualisht në betejën e Scudettos.
Tonali ka zbuluar se është një tifoz i Milanit dhe raporti sugjeron se kuqezinjtë kanë qenë në kontakt me Brescia dhe agjentin e lojtarit.
Milani do të duhet të fitojë fonde për një marrëveshje të tillë, por Benfica ka qenë e lidhur me Lucas Paqueta dhe mund të sjellin para për të bindur Cellinon që të linte Tonalin të largohej./ Tv Malisheva