Oda e Afarizmit e Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij kosovar, Albin Kurti si dhe ministrave përkatës të të dyja vendeve, për krijimin e lehtësirave në qarkullim për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kërkesë e OAK-ut është krijimi i lehtësirave tregtare për lëvizje të biznesmenëve në këtë kohë krize, që është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme, e sidomos tani kur është periudha e produkteve sezonale bujqësore, ku në Shqipëri ka tepricë të këtyre produkteve ndërsa në Kosovë ka kërkesë për këto produkte dhe anasjelltas”, thuhet në letrën që OAK-ut.

Përmes lejimit të qarkullimi, biznesmenët do të kenë mundësi që të rrisin blerjen e produkteve të disponueshme në këtë kohë.

OAK thotë se kjo letër është bërë më kërkesë të bizneseve tregtare, për arsye të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultat i pandemisë.

OAK kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare t’ju krijohen lehtësira për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin./ Tv Malisheva

Share.