Të mërkurën mbrëma, Luis Nazario Da Lima Ronaldo zhvilloi bisedë LIVE përmes videos me ish yjet e futbollit.

Në bisedë një nga një ai inkuadroi David Beckhamin, Luis Figon, Roberto Carlosin. Gjatë bisedave temë kryesore ishte pandemia e koronavirusit.

“Situata është shumë e vështirë”, thotë Carlos, duke shtuar: “Shpresoj që gjithçka do të kthehet në normalitet së shpejti. Kemi humbur shumë njerëz. Lorenzo Sanz (ish presidenti i Realit), na la”.

Biseda mes Ronaldos dhe Figos

“Unë isha shumë i lumtur që arrita të stërvitem me ju. Ne nuk mund t’i fitonim të gjitha, por është futbolli, kjo është arsyeja pse ne e duam atë”, theksoi Fenomeni.

“Ajo kohtë që kaluam së bashku ishte e veçantë. Ne ishim në gjendje të fitonim shumë gjëra”, u shpreh Figo.

“Anglishtja ime është e keqe”, i thotë Ronaldo Beckhamit. “Kur pi venë flasë më mirë, por në karantinë jo”.

Tema e parë në bisedë ishte tenisi, pasi e pyeti Beckhamin për progresin e djalit të tij, Romeos. Ronaldo e adhuron tenisin.

“Tenisi është sporti im më i preferuar tani. Nuk mund të luaj futboll shkaku i lëndimeve, sepse sa herë që kam luajtur kam thyer diçka”, shprehet Ronaldo.

Më pas Beckham mori fjalën. “Jemi shumë të entuziazmuar për klubon. Është një vend i veçantë me njerëz të veçantë. Jam duke u munduar të mësojë nga klubet ku kam luajtur. E mbaj mend Carlosin kur të thoshte ty, se unë isha anglezi i vetëm që do të mund të luaja në një klub brazilian. Unë kurrë nuk besoja se brazilianët janë lojtarët më të mirë”, thotë ndër të tjera Beckham./ Tv Malisheva

Share.