Shakira ka mohuar raportimet se ajo është në një lidhje me instruktorin e sërfit, Nuestro Diario.
“Në respekt për fëmijët e mi dhe periudhën e vështirë që po kalojnë, i kërkoj mediave që të ndalojnë publikimin e spekulimeve. Unë nuk kam partner dhe dua t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se lajmi për lidhjen e tyre të pretenduar u publikua nga mediat amerikane në fillim të muajit nëntor, kur ata u fotografuan në plazh.
Shakira dhe Gerard Pique u ndanë në qershor të këtij viti. Së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Milan (9) dhe Sasha (7). Shakira së shpejti do të transferohet në Miami dhe do të rrisë fëmijët e tyre.
Gerard prej disa muajsh është në një lidhje me studenten Clara Chia Marti. Ajo së fundmi e ka përkrahur në ndeshjen kundër Almerias, pas së cilës ai i ka dhënë lamtumirën e fundit karrierës së tij në futboll.