Portugalia dhe Zvicra do të jenë dy skuadrat e fundit që do të luftojnë për ta siguruar biletën e fundit për një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.
Pasi e eliminuan Serbinë me paraqitje fantastike që bëri bujë të madhe, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të kenë mision për ta eliminuar edhe Portugalinë e kapiteni Cristiano Ronaldo, raporton KosovaPress.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Lusail Iconic”, ndërsa fituesi në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesi e duelit ndërmjet Marokut dhe Spanjës.
Xhaka dhe Shaqiri pritet që të luajnë nga minuta e parë në formacionin e Zvicrës, ndërsa nga ana tjetër në fushë nga fillimit pritet të zbresë edhe Cristiano Ronaldo.
Këto janë formacionet e mundshme:
Portugalia: Costa, Cancelo,Pepe, Dias, Guerrero, Silva, Neves, Carvalho, Fernandes, Ronaldo, Felix
Zvicra: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.
/TV Malisheva