Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.6 milion përkatësisht 1,602,216.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

95,731 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 335,066 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 466,033, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 18,279, ndërkohë 15,247 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 12,210 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,978 të vdekur dhe mbi 65,000 të infektuar./ Tv Malisheva

Share.