Trajneri i Kombëtares së Kroacisë Zlatko Dalic ka deklaruar se ka shumë besim te lojtarët e tij dhe se është shumë optimist për ndeshjen kundër Argjentinës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror.
Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy vendeve do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00.
“Ne jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në botë, por duam edhe më shumë”, tha fillimisht Dalic.
“Arritja në finale do të ishte momenti më i mirë për Kroacinë. Argjentina është një skuadër e fuqishme që udhëhiqet nga Messi, por mendoj se ata kanë më shumë presion. Unë jam optimist për nga natyra dhe kam shumë besim tek lojtarët e mi. Ne kemi karakter dhe pa të nuk do të arrinim në gjysmëfinale.”, tha në fund Dalic. /TV Malisheva