Paris Saint-Germain duket se po e shtyn vetë Kylian Mbappen që të largohet nga larg kryeqyteti francez dhe e gjithë kjo, kur bota dhe futbolli por përballen me pandeminë e coronavirus.

Klubi i Ligue 1 aktualisht është në negociata të vështira me disa nga yjet e skuadrës, përkatësisht Thiago Silva, Neymar dhe Mbappé, që t’i shkurtojë pagat e tyre dhe kështu të lehtësojë krizën serioze ekonomik.

Shumë klube kanë njoftuar për një zbritje, por dikur nga 10 deri në 30 për qind, në anën tjetër PSG po u kërkon yjeve të tyre të bëjnë të paktën një ulje prej 50 për qind, shkruan Le Parisien.

Nëse kjo ndodh, Mbappé nga 20.8 milionë euro neto, do të bie në 10.4 milionë euro dhe kjo vjen në një kohë kur klubi dëshiron që ai të rinovojë kontratën.

Humbjet e PSG do të jenë dikur më shumë se 300 milionë euro për shkak të ndikimit të Covid-19 dhe presidentit të tyre, Nasser Al-Khelaifi, ishte një nga ata q dha dritën jeshile për shkurtime.

Klubi parisien paguan 371 milionë euro paga në vit, ndërsa Real Madrid paguan 283 milionë euro.

Mbappe është duke kërkuar pagë më të madhe, por shenjat nuk janë të mira.

Real Madrid ruan admirimin e tyre për të riun francez, por gjithçka duket se do të vendoset në verën e vitit 2021.

Mbappe nuk është i kënaqur edhe me trajnerin Thomas Tuchel. /Tv Malisheva

Share.