Philippe Coutinho është i destinuar të rikthehet përsëri në kampionatin anglez Ligën Premier.

Mesfushori brazilian është momentalisht i huazuar te Bayern Munich, por gjiganti gjerman nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së tij nga Barcelona.

Braziliani nuk pëlqehet as te Barcelona dhe pritet të largohet ku e ardhmja e tij shihet në Angli.

Chelsea prej ditësh ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit dhe ato tanimë janë në rrugën e duhur.

Ka qenë vetë Coutinho që ka pëlqyer një transferim në Stamford Bridges, pasi beson se do t’i përshtatej mjaftë mirë stilit të lojës të aplikuar nga trajneri Frank Lampard.

Problemi qëndron tek marrëveshja mes dy klubeve, Chelseat dhe Barcelonës.

Londinezët e duan huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, por Barcelona insiston që huazimi të jetë me detyrim blerje.

Barça po bënë presion që të jetë huazim me detyrim blerje prej 70 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë këtë opsion, apo Barcelona do të lejoj vetëm huazimin e thjeshtë me të drejtë blerje. /Tv Malisheva

Share.