Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 14 të këtij edicioni.
Programin e sotëm do ta hap përballja mes KB Ponte Prizrenit dhe KB Sigal Prishtinës, e cila fillon nga ora 17:00 dhe zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”.
Momentalisht, KB Sigal Prishtina zë vendin e dytë në kuotën e 22 pikëve pas nëntë fitoreve dhe katër humbjeve, kurse KB Ponte Prizreni renditet i gjashti në tabelë, duke regjistruar gjashtë fitore dhe gjashtë humbje dhe duke arkëtuar 18 pikë.
Krahas takimit mes KB Ponte Prizrenit dhe KB Sigal Prishtinës do të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje interesante, ku me fillim nga ora 19:00 KB Rahoveci e pret në “Mizahir Isma” KB Pejën.
Respektivisht kjo do të jetë përballje mes liderit dhe vendit të fundit në tabelë, ku KB Peja zë vendin e parë me 23 pikë (10 fitore e tre humbje), krahas Rahovecit që renditet në pozitën e tetë me 15 pikë (dy fitore e 11 humbje)./TV Malisheva