Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar joserioze propozimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për formimin e delegacionit në dialogun Kosovë-Serbi.

Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se shefi i ekzekutivit në detyrë nuk ka të drejtë të merret me gjëra të tilla, pasi sipas tij ai është shkarkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri tashmë është krejtësisht jo serioz. Kryeministër e ka emrin por ai është vetëm një kujdestar i qeverisë, derisa të bëhet një qeveri ku e ka një kryeministër të vërtetë. Kryeministër i vërtetë është ai që e ka besimin e së paku shumicës prej 61 deputetëve. Ky nuk e ka. Si i tillë nuk ka të drejtë, por as përgjegjësi me u marrë me gjëra të tilla”, tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, deputeti opozitar tha se ata do të qëndrojnë në opozitë.

“Nuk mendoj që vlejnë të komentohen në këtë fazë. Qeveria cilado që formohet ne nëse punojnë mbarë i urojmë derisa ne si opozitë do të jemi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Krasnqi./ Tv Malisheva

Share.