Edhe në Kosovë, ashtu si dhe në mbarë botën sporti është pezulluar që nga data 13 mars, për shkak të virusit korona.

Dilema më e madhe e kësaj periudhe është se si do të pèrfundojnë kampionatet futbollistike.

E pikrishtë për këtë situat të krijuar në një prononcim për BlicMedia ka folur Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha.

“Është situatë shum e dhimbshne dhe që ka prekur të gjith sportet, jo vetëm ne që jemi mërzitur nga kjo situatë por të gjithë sportdashësit dhe lusim zotin që kjo pandemi të kalohet sa më shpejt dhe pa pasoja të rënda”, ka thënë fillimisht Berisha.

“Do t’i ndjekim të gjitha udhëzimet dhe sygjerimet që jep UEFA dhe po ashtu FFK . Nuk e besoj që do të ketë ndonjë pezullim pasi që edhe UEFA është e interesuar që të përfundojnë kampionatet ose të nderpritet aty edhe ku është”.

“Ne jemi lider dhe shpresoj në qfarë do mënyre që të mbetemi aty dhe në fund të ja arritim qëllimit, daljen në Evropë si lider”, ka deklaruar Kapiteni, Visar Berisha.

Share.