Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë të mërkurën Uashingtonin një një vizitë surprizë për të takuar presidentin amerikan Joe Biden. Për Zelenskyn kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt. Atij do t’i jepet gjithashtu mundësia për t’iu drejtuar Kongresit.

Vizita e liderit ukrainas në Uashington, që pritet të zgjasë vetëm disa orë, megjithatë përbën një moment të jashtëzakonshëm 10 muaj që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në Kiev dhe ka vizituar trupat përreth Ukrainës. Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e Bakhmut të martën.

Zyra e Presidentit Zelensky e pranoi zyrtarisht ftesën për në Uashington të premten e kaluar, përpara se vizita të konfirmohej përfundimisht të dielën.

Në një letër të martën, kryetarja e Dhomës Demokratike Nancy Pelosi u kërkoi anëtarëve të Kongresit që të jenë të pranishëm të mërkurën mbrëma.

“Ju lutemi të jeni të pranishëm për një fokus shumë të veçantë te demokracia”, ka shkruar ajo, pa dhënë detaje të tjera.

Ai do të pritët më Zyrën Ovale pasdite për bisedime të zgjeruara me presidentin amerikan Joe Biden, i cili do të njoftojë se do të dërgojë afro 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të ri të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Më pas pritet që të dy liderët të mbajnë një konferencë për media. /TV Malisheva

Share.