Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky është deklaruar në kanalin e tij Telegram pas mbërritjes për vizitë në SHBA.

“Sot jam në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen shumë të nevojshme, por edhe për të vazhduar bashkëpunimin dhe për t’u afruar edhe më shumë me fitore”, ka shkruar ai.

Zelensky ka thënë se do të zhvillojë një seri bisedimesh për të forcuar qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe për bashkëpunimin dypalësh me SHBA-në.

“Vitin e ardhshëm, ne duhet t’i kthejmë flamurin dhe lirinë ukrainase të gjithë vendit tonë, të gjithë popullit tonë,” tha Zelensky.

Share.