Në territorin e komunës së Malishevës, KEDS është duke aplikuar ndërprerje të gjata dhe pa orar të energjisë elektrike, duke shkaktuar probleme të mëdha, si në sektorin e biznesit, ashtu edhe në institucionet arsimore dhe në amvisëri.
Për këtë ndërprerje, sot ka reaguar vet KEDS. Arsyeja e shkyçjes sipas KEDS është për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV në qytet, raporton TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët e Malishevës
Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jasht operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin. Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës.
Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.