Manuel Neuer duket se do të largohet nga Bayern Munichu pas nëntë viteve qëndrim në Allianz Arena.

Portieri gjerman ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2021, por negociatat për marrëveshje të re kanë dështuar.

Neuer aktualisht ka një pagë prej 15 milionë euro neto në sezon dhe dëshira e tij është që të fitojë edhe më shumë.

Sport Bild ka zbuluar se palët kanë ndërprerë negociatat për dy arsyeje, e para për kërkesat financiare të lojtarit dhe e dyta për shkak se ai nuk pranon të pushoj në ndonjë ndeshje për t’i lënë hapësira portierit të ri Alexander Nubel.

34-vjeçari ka kërkuar të bëhet më i paguari në klub me një pagë vjetore prej 20 milionë euro në sezon, duke kaluar edhe Robert Lewandowskin.

Por kjo kërkesë e gjermanit është hedhur poshtë menjëherë dhe Bayern i ka bërë të qartë se nuk mund t’i ofrojë më shumë se 10 milionë euro në sezon, pasi ai është në vitet e fundit të karrierës.

Pas këtyre mosmarrëveshjeve, duket se e ardhmja e Neuerit është larg Munichut.

Chelsea në anën tjetër është duke bërë çmos që të nënshkruaj me portierin gjerman, pasi i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me një pagë prej 12 milionë euro neto në sezon./ Tv Malisheva

Share.